Kuvendi i Shqipërisë ka votuar sot pro ligjit për importin e mbetjeve. Kështu, pas diskutimeve maratonë, ligji ka kaluar dhe është votuar me 63 vota pro, 27 kundër dhe 4 abstenime.
Në këtë votim nuk mori pjesë PDIU-ja, e cila u largua në momentin që votohej ligji. Gjithashtu, është miratuar edhe amendamenti i LSI-së, që Shoqëria Civile të ketë akses në importin e mbetejeve.
Gjithashtu, kundër kanë votuar edhe deputetët Ben Blushi, Mimoza Hafizi dhe Koço Kokëdhima, që janë zgjedhur nga mazhoranca.
Projektligji për importin e mbetjeve ka shkaktuar reagime të ashpra te shoqëria civile, si edhe në disa deputetë, më së shumti të opozitës.





