Opozita ka vendosur të marrë pjesë në seancën e sotme plenare, ndërkohë që jashtë perimetrit të Kuvendit, protestuesit janë mbledhur masivisht dhe qëllojnë me vezë ligjvënësit në këtë seancë të parafundit.
Berisha dhe demokratët janë futur në Parlament nga porta e Akademisë së Shkencave, ndërkohë që kanë shmangur hyrjen kryesore të parlamentit.
Berisha është shfaqur në krye të demokratëve dhe ka përshëndetur mediat me dy gishta lartë.





