Skuadra e Interit ka konfirmuar lëvizjen e rradhës në merkato. Bëhet fjalë për sulmuesin e kombëtares austriake me origjinë boshnjake Marko Arnautovic.

34 vjeçari u përshendet dje me ekipin e Bolognas, për t’i lënë lamtumirën pas dy vitesh. Pas 13 vitesh ai rikthehet të luaj për Interin, pasi në vitin 2009 u transferua në Milano nga skuadra hollandeze e Twente.

Klubi zikaltër i pagoi Bolognas 10 milionë euro. Austriaku kreu sot vizitat mjekësore dhe pritet të jetë në dispozicion të trajnerit Inzaghi që në javën e parë të Serie A, e cila starton këtë fundjavë.

Ky është përforicimi i rradhës për Inter në prag të nisjes së sezonit të ri. Arnautovic u shpreh shumë i lumtur për këtë transferim dhe tha se mezi pret të luaj fanellën zikaltër.