Lynn Bunn stilistja e bizhuterive dhe ylli i Netflix , është ndarë  nga jeta në moshën 52-vjeçare pas një aksidenti në ski.  Pas lëndimit të saj  Ban iu nënshtrua një operacioni urgjent në tru por nuk pati sukses.

Lajmin e ka bërë të ditur djali i saj, Sebastian përmes një postimi në Instagram mëngjesin e së mërkurës. Djali i saj ka postuar disa foto të tyre së bashku.

Në mbishkrimin e postimit, Sebastian shkroi: “Për ndjekësit e mamasë sime: Nëna ime ndërroi jetë të hënën. Do të doja të tregoja se kush ishte në të vërtetë nëna ime. Ajo ishte dhe do të jetë gjithmonë shoqja ime më e mirë, nëna më e mirë për mua dhe një person që kujdesej për të gjithë. Gjithmonë kishte një buzëqeshje në fytyrën e saj, edhe kur periudhat e saj ishin të vështira gjatë rikuperimit. Ajo ishte një luftëtare deri në fund dhe gruaja më e fortë që kam takuar ndonjëherë”.

Ajo u bë e njohur për publikun e gjerë përmes pjesëmarrjes së saj në reality show “Bling Empire” i cili u shfaq premierë në Netflix në vitin 2023.