Shefi i kabinetit të Presidentit të Argjentinës, Manuel Adorni, ka dhënë dorëheqjen pas një skandali korrupsioni që ka vënë në pikëpyetje premtimin e qeverisë për luftën kundër korrupsionit.

Adorni, një nga bashkëpunëtorët më të afërt të presidentit Javier Milei, njoftoi largimin nga detyra përmes një letre të publikuar në rrjetet sociale.

“Në këtë rast, për herë të parë që nga 10 dhjetori 2023, po veproj kundër dëshirave tuaja”, shkroi Adorni në letrën drejtuar presidentit, duke iu referuar datës kur Milei mori zyrtarisht detyrën si kreu i shtetit.

Sipas raportimit të Deutsche Welle, dorëheqja vjen në një moment delikat për qeverinë argjentinase, e cila kishte premtuar tolerancë zero ndaj korrupsionit.