Ish-zëvendëspresidenti amerikan Mike Pence kishte dokumente të klasifikuara në shtëpinë e tij, raporton CNN, duke cituar burime me njohuri për këtë çështje.

Një avokat i Pence javën e kaluar gjeti rreth 12 dokumente të klasifikuara si sekrete në shtëpinë e ish-zëvendëspresidentit, në Indiana.

Avokati ia dorëzoi dokumentet FBI-së. Tashmë, Departamenti Amerikan i Drejtësisë ka nisur një rishikim të dokumenteve dhe një hetim se si përfunduan në shtëpinë e Pence.

Dokumentet u zbuluan pas hetmimeve rreth materialeve të klasifikuara të gjetura në zyrën dhe shtëpinë private të Joe Biden. Megjithatë, vetë Pence ka thënë shumë herë se nuk posedonte një material të tillë.

Nuk dihet ende se çfarë niveli të sensitivitetit apo klasifikimit kanë dokumentet.