Pasi Çiljeta ka dalë hapur dhe ka pranuar lidhjen me Albanin në rrjetet sociale, tashmë edhe ai nuk e fsheh më dashurinë për këngëtaren.

Mëngjesin e sotëm ai ka qenë i ftuar në “Top Chanel”, në emisionin e Eno Popit dhe Isli Islamit. Portieri i Partizanit ka rënë në grackën e drejtuesve të emisionit dhe sapo i kanë përmendur Çiljetën, ai ka nisur të qeshë duke thënë: “Më pëlqejnë shumë këngët e Çiljetës”.

Më tej kur moderatotët e kanë pyetur nëse do ta ndjekë Çiljeta edhe në derbin e së dielës në Elbasan Arena, Albani ka thënë: “Sigurisht që do jetë! Ajo ka qenë edhe në ndeshje me më pak vlerë; në një sfidë si kjo e derbit do jetë patjetër. Ajo është tifozja ime më e zjarrtë”.

Me këto deklarata edhe Albani ka lënë të nënkuptohet publikisht që është në një lidhje me këngëtaren.