Debati midis Chiara Ferragnit dhe gazetarit pas deklaratave për tradhëti vazhdon të shkaktojë polemika.
Fabrizio Corona, ish-paparaci i njohur ka njoftuar përmes një postimi në Instagram se ka marrë një paralajmërim ligjor nga Chiara Ferragni përmes avokatit të saj Giuseppe Iannacone.
Ky paralajmërim lidhet me një marrëveshje private të nënshkruar mes Corona-s dhe Ferragni-t më 15 shtator 2023, ku Corona ishte angazhuar të përmbahej nga bërja e komenteve apo publikimeve që mund të dëmtonin imazhin e Ferragni-t.
Sipas të dhënave, Chiara Ferragni kërkon një dëmshpërblim prej 1,1 milionë eurosh për 11 shkelje të supozuara të kësaj marrëveshjeje.
Fabrizio Corona ka lidhur këtë paralajmërim me publikimin e një episodi të ri të formatit të tij “Falsissimo”, ku ai kishte premtuar të zbulojë informacione të reja mbi jetën private të ish çiftit.
Në këtë episod, Corona ka përmendur një tradhti të supozuar të Chiara Ferragni-t me këngëtarin Achille Lauro dhe një lidhje të mundshme të Fedez-it me modelen Angelica Montini.
Pritet që episodi i ri i “Falsissimo” të publikohet më 10 shkurt, një ditë para fillimit të Festivalit të Sanremos ku Fedez është një nga konkurrentët.