Brad Pitt punoi në prapaskenë që të afronte sërish Angelina Jolie-n me babanë e saj Jon Voight, të cilët nuk flisnin prej vitesh në atë që është konsideruar një prej sherreve familjare më famëkeqe të Hollywood-it. Por, ndonëse Brangelina nuk ekziston më, marrëdhënia që Brad e ndihmoi të rregullohej duket se më në fund po lulëzon.

Si rrallë ndonjëherë, Angelina dhe babai i saj u panë së bashku në Beverly Hils. 41-vjeçarja dhe aktori i njohur u fotografuan teksa po shkonin për të ngrënë darkë së bashku me katër nga fëmijët e Jolie.

Angelina ndërpreu marrëdhëniet me të atin tërësisht thuajse vite më parë, kur adoptoi djalin e parë, Maddox. Një gjë e tillë ndodhi pasi 78-vjeçari në një intervistë u shpreh se e bija kishte probleme të rënda mendore dhe ai nuk po e ndihmonte dot. Sakaq, vetë aktorja asokohe tha se deklarata e të atit mund t’i kishte kushtuar asaj kujdestarinë e të birit dhe kjo ishte e pafalshme.