Pas Mbledhjes së zhvilluar në selinë e PS-së mes kryeministrit Edi Rama dhe drejtuesve politikë, është mbledhur edhe grupi parlamentar i PS-së.
Mbledhja është fokusuar e gjitha në pikat e rendit të ditës të seancës plenare të enjtes, ku pritet të votohet akti i shtyrjes së afatit të vlefshmërisë të kartave ID dhe pasaportave biometrike deri më 31 maj për diasporën.
Vendim ky që do t’i vijë në ndihmë diasporës për të marrë pjesë në zgjedhjet e 11 majit.
Të enjten pritet gjithashtu të shtrohet për diskutim e më pas votim projektvendim për ristrukturimin e ILD, saktësisht për krijimin e një drejtorie të posaçme për integrimin, detyrim që rrjedh nga procesi.