Britney Spears ka fshirë llogarinë e saj në Instagram për të dhënë një mesazh të fuqishëm pas kujdestarisë 13-vjeçare nga babai i saj.

“Ajo është e lumtur dhe në një vend të mrekullueshëm,“- tha një burim për “Page Six”, duke shtuar se “dhe heshtja mund të jetë një gjë e fuqishme dhe një mesazh i fuqishëm. Ky ishte vendimi i saj.”

Burimi gjithashtu tregoi se 39-vjeçarja, po shkëputet për pak kohë nga mediat sociale, pas lajmit se është fejuar me të dashurin e saj 29-vjeçar.

Avokati i Spears, Mathew Rosengart, konfirmoi për “Page Six” se ishte zgjedhja e klientes së tij për të bërë një pushim nga mediat sociale.

Spears shkroi në “Twitter”: “Mos u shqetësoni njerëz … thjesht po bëj pak pushim nga mediat sociale për të festuar fejesën time!!!! Do të kthehem së shpejti.