Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj ka bërw rekurs në Gjykatën e Lartë për tw ndryshuar masën e sigurisë “arrest në burg”.

Masa e arrestit me burg u vendos ndaj tij nga Gjykata e Shkallës së parë me hetimet për dosjen “Saspac”.

Përmes avokatit të tij Ermal Yzeiraj, Beqaj kundërshtoi masën që iu caktua nga gjykata e posaçme. Në 4 korrik të këtij viti, Ilir Beqaj u vendos në pranga me urdhër të prokurores Elida Kaçkini, e cila kreu hetimet për abuzimin me fondet e agjencisë së menaxhimit të fondeve të Bashkimit Europian.