Këngëtarja Beatrix Ramosaj ka reaguar për herë të parë pas lajmeve ku flitet për një ribashkim të mundshëm të Donaldit me Borën.

Që pas publikimit të fotove e videove nga festa e Valdrin Sahitit ku Donaldi e Bora shiheshin bashkë, Beatrix ‘u zhduk’ për disa ditë nga rrjetet sociale, por duket se tashmë është rikthyer.

Këngëtarja ka postuar një foto të saj ku si gjithmonë shfaqet në super formë dhe ka shkruar një mesazh. “Gjëja më e çuditshme nga rrjetet sociale është se ti kurrë nuk e di kush po shikon”, shkruan Trixa. Vallë për kë e ka Trixa?!