Pas largimit nga Top Channel, ish-moderatorja e “Fiks Fare”, Fiori Dardha, nis punën tek “Ora News”.
Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Instagram, ku shkruan “Sa i bukur qenka bërë Ora News! Sot foto pa mendje, nesër…”. Dardha ka publikuar një foto në oborrin e Ora News, ku shfaqet duke folur në telefon.
Ajo lë të kuptohet se nesër do ta shohim në televizionin informativ, dhe një koment i gazetares Ilva Tare e konfirmon më tej. “Po a e lamë për nesër o Fiori Dardha?”, i shkruan ajo.
Dje, Fiori Dardha ironizoi çështjen e shkarkimeve nga puna në televizionet shqiptare pas zhurmës që solli shkarkimi i kryeredaktorit të lajmeve në Top Channel, Mentor Kikia. Ajo shkroi se në media më parë e marrin vesh të tjerët se vetë njeriu që do të shkarkohet nga puna, dhe kritikoi metodën e heqjes nga puna duke e komunikuar me gojë, jo me shkrim, siç supozohet.





