Skandali i bërë publik në media, ku u zbuluan mesazhet intime që këngëtarja Afërdita Dreshaj dhe reperi Agon Amiga shkëmbenin, solli dhe ndarjen e këtij fundit nga bashkëshortja.

Vetë reperi disa ditë më vonë,  akuzoi Afërditën me fjalë të rënda dhe e quajti atë përgjegjëse për shkatërrimin e martesës së tij. Egzona vendosi t’i jepte fund marrëdhënies me Agonin, por duket se ky vendim ka qenë i përkohshëm. Burime pranë Prive tregojnë se çifti tashmë i është rikthyer normalitetit.

Egzona ka publikuar disa fotografi në rrjetet e saj sociale, ndërkohë që ata janë parë bashkë në shumë ambjente publike. Çifti e ka hedhur pas të shkuarën për të riprovuar dhe njëherë të jenë sëbashku.