Turbulencat shkaktuan panik tek pasagjerët të cilët po udhëtonin nga Angola drejt Portugalisë.
Dhjetë passgjerë, përfshirë dy antarë të ekuipazhit mbetën të lënduar pasi u goditën nga sendet që u përplasën në kabinë.
Tetë prej tyre kishin nevojë për ndihmë mjekësore. Ushqimi dhe pijet e pasagjerëve u dërdhën në kabinë gjatë turbulencave.
Mediet e huaja raportuan turbulencat u shkaktuan nga moti i keq, teksa avioni po fluturonte mbi Republikën e Kongos.
Menjëherë sapo avioni u ul në Lisbonë, pranë tij mbërriti një ambulancë e cila transportoi në spital tetë nga pasagjerët e lënduar.
Për fat të mirë, në bordin e avionit ishte edhe një mjek, i cili i dha ndihmën e parë personave që kishin nevojë.