Ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Millosh Vuçeviç, është zgjedhur me uninamitet kryetar i ri i Partisë Përparimtare Serbe me propozimin e presidentit Aleksandër Vuçiç. Pas një seance të jashtëzakonshme të Kuvendit të kësaj partie në Kragujevç, pasardhësi i Vuçiç tha se autoritetet shtetërore së shpejti do ta shqyrtojnë propozimin e Listës Serbe për përfundimin e dialogut me Prishtinën.

“Sa i përket situatës në Kosovë ajo është shumë dramatike dhe e vështirë. Si qytetar i Serbisë, si serb, absolutisht e kuptoj mesazhin e Listës Serbe dhe të gjithë qytetarëve të kombësisë serbe në Kosovë. Autoritetet shtetërore do e shqyrtojnë së shpejti kërkesën e Listës Serbe për t’i dhënë fund dialogut me Prishtinën. Qëllimi i politikës së Kurtit është spastrimi etnik i serbëve ose reduktimi i tyre në një “numër të vogël që është i pranueshëm për kosovarët”. 

Ai u bëri thirrje serbëve që të mos bien pre e provokimeve të Kurtit dhe të shmangin skenarin që i konsideron ata si faktor shkatërrues. Ruajtja e Kosovës si pjesë e Serbisë, dhe kujdesi për interesat e serbeve kudo që ata jetojnë, mbi të gjitha në territorin e ish-Jugosllavisë janë prioriteti kryesor i udhëheqësit të partisë në pushtet në Serbi.