13shtator 2015 – I dënuar me burg përjetë, Aldo Bare kërkon nga qelia të rimarrë Lagunën e Karavastasë. Kreu i Bandës së Lushnjës, i akuzuar për krijim të organizatës kriminale që çoi në vrasjen e dhjetëra personave, i kërkon gjykatës rikthimin e zonës së njohur.

Sipas tij, pasuria prej 14 mijë metra katror, u sekuestrua në mënyrë të paligjshme nga shteti në vitin 2005 dhe pas 3 vitesh kaloi në pronë shtetërore. Më 18 shtator do të shqyrtohet çështja mbi kërkesën e Aldo Bares.

Aldo Bare, me emrin e vërtetë Alfred Shkurti, ishte një ndër personat më të kërkuar në vend deri në vitin 2006, kur u arrestua në Stamboll. Për shkak të veprimtarisë kriminale dhe mënyrës se si ai e kaloi në pronësi pasurinë natyrore të Karavastasë, shteti ia bllokoi.

/portali DurresLajm/