I përfolur për kalimin te Inter, Benjamin Pavard e ka goditur një kundërshtar gjatë një ndeshje miqësore të Bayern Munchenit. Mbrojtësi francezi luajti në një ndeshje miqësore që Bayern Munchen e kishte zhvilluar kundër klubit të tifozëve të tij Weinbeisser Kaltern.

Gjatë ndeshjes, Pavard e humbi topin para një futbollisti kundërshtar në qendër të fushës dhe mandej e rrezoi atë në tokë. Ai fillimisht u përlesh me tifozin dhe u pa që ai e godet atë me frustrim. Bayerni e fitoi atë ndeshje me rezultat 4-0.

27 vjeçari është përfolur për një largim nga klubi këtë verë. Pasi fillimisht ishte lidhur Manchester United, francezi tani pritet të kalojë tek gjigantët e Serie A, Inter.

CEO i klubit të tyre Guiseppe Marotta ka konfirmuar të enjten që ata kanë përparuar në bisedime për një transferim të mundshëm të mbrojtësit anësor. Skuadra e Thomas Tuchel ndeshjen e radhës në Bundesliga do ta luanë kundër Augsburg më 27 gusht.