Koalicioni Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore, ka ankimuar në KAS rezultatin e zgjedhjeve Parlamentare të 11 majit në qarkun Berat.

PD kërkon pavlefshmëri të gjithë rezultatit dhe kërkon përsëritjen e zgjedhjeve për Kuvendin e Shqipërisë në të gjithë zonën zgjedhore të këtij qarku.