Partia Demokratike ka kërkuar në seancën e sotme plenare interperlancë me kryeministrin Edi Rama. Gjatë seancës kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, u shpreh se kërkesa e kreut të Grupit Parlamentar, Gazment Bardhi nuk do të pranohet.

“I kam kthyer përgjigje negative kërkesës për interpelancë. Nga shqyrtimi i kërkesës rezulton se shumica e çështjeve të ngritura ka natyrë legjislative pasi lidhen me ndryshimin ose shfuqizimin e akteve ligjore në fuqi dhe jo me kërkimin e shpjegimeve për veprimtari konkrete”, tha Peleshi.

Pas refuzimit të kërkesës, kreu i Grupit të PD-së, Gazment Bardhi mori fjalën në foltore ku akuzoi Ramën se po i shmanget llogaridhënies në Kuvend.

“Ne sot nuk do ti vinim prangat Edi Ramës për krimet që ka bërë. Ne kërkuam që kryeministrit që informojë Kuvendit për masat që ka marrë Këshilli i Ministrave për adresimin e shqetësimeve të evidentuara në rezolutën e PE-së. Asjgë më shumë. Nuk kërkuam të pranojë kërkesat e protesutesve por të vijë në parlament dhe të japë llogari për veprimet e qeverisë së tij. Edi Rama nuk sillet më si kryeministër, por si pronar i Shqipërisë”, u shpreh Bardhi.