Partia Demokratike në një deklaratë për mediat është shprehur se disa ditë më parë është plagosur drejtori i Aluizni- t Durrës, Flamur Gjuzi. Po sipas PD, kjo ngjarje është mbajtur e fshehtë, pasi plagosja ka ardhur për shkak të pazareve të legalizimeve.
Deklata e plotë e PD
Pak ditë më parë raportohet se është plagosur me armë drejtori i Aluiznit në Durrës, Flamur Gjuzi, në bar kafe Cafetino, nga një shtetas me inicialet G.XH. Ngjarja që ka ndodhur për pazare legalizimesh, është mbajtur e fshehur nga policia dhe ka pasur tentativë për ta trajtuar sikur është qëlluar në ajër, ndërkohë që drejtori i Aluzini-t është plagosur në këmbë. Për ta fshehur ngjarjen është kujdesur Drejtori i Policisë së Durrësit. Partia Demokratike denoncon me forcë fshehjen e kësaj ngjarje të rëndë dhe përfshirjen e drejtpërdrejtë të njerëzve të Edi Ramës në këto pazare. Kjo është një provë tjetër që tregon se drejtuesit e Ramës nuk janë aty për të zbatuar ligjin, po për të mbyllur hesapet. Partia Demokratike kërkon të bëhet menjëherë transparencë për rrethanat dhe motivet. Çdo fshehje e mëtejshme e ngjarjes është një krim edhe më e i rëndë që bëhet me dijeninë e bekimin e Edi Ramës.
Por nga ana tjetër kreu i Aluizni-t, Flamur Gjuzi, i kontaktuar nga "Durrës Lajm" ka mohuar që të ketë ndodhur një ngjarje e tillë.





