4 dhjetor 2015 – Një pemë e mbushur me dedikime dashurie, e gjitha portokalli, do të qëndrojë në Durrës krahas bredhit të  Krishtlindjeve. “Bëje Botën Portokalli!”, me këtë mesazh u zhvillua një aktivitet sensibilizues para bashkisë së Durrësit, nga qendra Kombëtare për Shërbime Komunitare dhe Bashkia e Durrësit. Me këtë rast u vendos një bredh i gjithi portokalli, me dedikime kundër dhunës, e pro dashurisë, që do të qëndrojë përgjatë javëve në vijim në sheshin qendror “Liria”.

Po kështu, organizatorët publikuan edhe këngën “Bëje Botën Portokalli”, dedikuar kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave. Burra dhe gra të administratës së Bashkisë iu bashkuan aktivitetit sensibilizues. 

/K.H. portali DurresLajm/