Kryetarja e bashkisë së Durrësit ka marrë pjesë në Samitin e Kryetarëve të Bashkive të rajonit të Ballkanit, që zhvillohet në Stamboll, Turqi.

Ndërsa ka ndarë fotot me ndjekësit, Sako rendit në profilin e saj në “Facebook” edhe qëllimet e mbledhjes së këtij Samiti.

Postimi i plotë:

Në Samitin e Kryetarëve të Bashkive të rajonit të Ballkanit: B40 Balkan Cities Netëork që zhvillohet në 📍 Stamboll në Turqi. 

📌 Qëllimi i këtij Samiti është krijimi i një rrjeti të përhershëm të qyteteve në rajonin e Ballkanit. Nëpërmjet krijimit të këtij rrjeti, qytetet do të mund të punojnë së bashku për të forcuar dialogun ndërmjet tyre, ngritjen dhe forcimin e bashkëpunimit në fushën e ekonomisë, kulturës, inovacionit, për të zhvilluar fusha të reja për bashkëpunim, veçanërisht për të zgjidhur problemet që kanë të bëjnë me mjedisin dhe ndryshimet klimatike, si edhe për të forcuar demokracitë lokale në rajonin tonë. ✅