Për rreth 2 orë, në mjediset e Drejtorisë së Policisë së Tiranës u mbajtën homazhet në nderim të ish-drejtuesit të lartë të Policisë së Shtetit, Artan Cuku, vrarë një natë më parë pranë banesës së tij, në kryeqytet.
Drejtues të lartë të Policisë së Shtetit, politikanë, miq, kolegë e të afërm nderuan për herë të fundit 42-vjeçarin, baba i dy fëmijëve. Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj i shprehu ngushëllime familjes, ndërsa vlerësoi karrierën e tij. Më herët, Xhafaj mblodhi me urgjencë drejtuesit e Policisë së Tiranës në një takim ku mori pjesë edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Haki Çako dhe dy prokurorë të Krimeve të Rënda.
Homazheve në nder të drejtuesit të lartë të policisë të ndarë nga jeta mbrëmjen e të shtunës iu bashkuan edhe drejtuesi i Policisë së Shtetit Haki Çako, kreu i SHISH-it Visho Ajazi Lika, drejtues të lartë të Policisë së Shtetit, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, shoqëruar nga deputetë demokratë. Basha e cilësoi të ndjerin si oficer me rezultate të larta në punën e tij për të luftuar krimin në vite të vështira për vendin.
Ngushëllime për ndarjen nga jeta të ish-komisarit të policisë Artan Cuku shprehu edhe Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, i cili dënoi me forcë dhe ashpërsi vrasjen kriminale dhe autorët e saj. Edhe Avokati i Popullit, ndërsa shprehu keqardhje për ndarjen e tij nga jeta, u bëri thirrje organeve kompetente të zbardhin ngjarjen e rëndë.
Përcillet ish-drejtuesi i policisë
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
“Mora mesazh nga lideri suprem i Iranit”, Putin pas takimit me ministrin e Jashtëm Iranian: Vazhdoni të luftoni për sovranitetin tuaj
Gjenerata X pse shpesh quhet “gjenerata e terapisë”? Sfidat emocionale më të shpeshta që kalojnë
Lufta kundër SHBA-së dhe Izraelit, miliona iranianë mbesin të papunë për shkak të konfliktit
Siguria në kantiere/ IKMT gjoba dhe pezullim punimesh për 65 subjekte. Procesi do të vijojë edhe në Durrës





