Pesë futbollistë të klubit të Veronas, të akuzuar për dhunë seksuale në grup ndaj një studenteje 20-vjeçare në janar 2020, janë dënuar secili me nga gjashtë vite burg.

Stefano Kasaroto, Xhani Manfrin, Edoardo Mersi, Santiago Visentin dhe Daniel Onesku, kishin paguar një shumë parash dëmshpërblimi për studenten në mënyrë që të tërhiqte padinë civile.

Të pandehurit kanë qenë bashkëlojtarë në momentin që ka ndodhur ngjarja mes 18 dhe 19 janarit. Vajza kishte raportuar se ishte shoqëruar nga një nga lojtarët, shoku i saj i shkollës, në një apartament ku edhe ishin katër të tjerët.

Nga pesë futbollistët vetëm Manfrin është ende pjesë e Veronës, ndërsa të tjerët janë shitur dhe larguar në skuadra të tjera.