Policia e Tiranës ka arrestuar një 56-vjeçare, pasi akuzohet se ka përfituar një shumë të konsiderueshme parash nëpërmjet mashtrimit.

Sipas policisë, Lumturie Gjana ka përvetësuar shumën 8850 euro, me pretendimin se do të ndihmonte një shtetase 50-vjeçare, për plotësimin e dokumenteve të nevojshme, për pajisjen me pasaportë bullgare për fëmijët e saj.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.