Dy automjete janë përfshirë nga zjarri në dy lagje të ndryshme të Elbasanit.

Mësohet se ditën e djeshme rreth orës 04:30, në lagjen “Skënderbej”, është djegur automjeti i shtetasit M. M., 33 vjeç.

Ndërsa sot, rreth orës 02:30, në lagjen “Haxhias” është djegur automjeti i shtetases A. I..

“Dje, rreth orës 04:30, në lagjen “Skënderbej”, ka rënë zjarr dhe është djegur automjeti i shtetasit M. M., 33 vjeç, ndërsa sot, rreth orës 02:30, në lagjen “Haxhias”, ka rënë zjarr dhe është djegur automjeti i shtetases A. I.. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Vijojnë hetimet për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarreve”, njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.