Një apartament në katin e shtatë të një pallati shumëkatësh, është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm në lagjen “29 Nëntori” në Fier.
Menjëherë të alarmuar fqinjët kanë lajmëruar shërbimet zjarrfikëse të cilat kanë mbërritur në vendngjarje.
Burimet paraprake bëjnë me dije se pronarët e shtëpisë ishin larguar nga banesa vetëm 30 minuta më herët.