Një banesë është përfshirë nga flakët pak para mesnatës. Ngjarja ka ndodhur në Milot, në banesën e shtetasit M.C dhe sipas policisë, për fat të mirë nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

“Më datë 21.07.2021, rreth orës 23:45, në Milot, Kurbin, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit M.C., ku ka vetëm dëme materiale.

Menjëherë kanë shkuar në vendngjarje shërbimet e Policisë dhe zjarrfikëses”, thuhet në njoftim.

Ndërkohë vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.