Dy makina janë djegur ditën e sotme në një parkim në Vlirë.
Policia bën me dije se në lagjen “Pavarësia”, dyshohet se ka rënë zjarr dhe është djegur një automjet tip “Benz” i parkuar.
Më tej bëhet me dije se për pasojë është djegur edhe një automjet tjetër i parkuar aty pranë. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.
“Vlorë/Sot, në lagjen “Pavarësia”, dyshohet se ka rënë zjarr dhe është djegur një automjet tip “Benz” i parkuar, në pronësi të shtetases M. S. Si pasojë e përhapjes së flakëve, është djegur edhe një automjet tjetër i parkuar aty pranë, në pronësi të shtetasit M. T. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit”, njofton policia.