Përfshihet nga flakët tarraca e një objekti 4-katësh në afërsi të lagjes së SMT-së në Korçë.

Mësohet se është përfshirë nga flakët pjesa e brendshme e tarracës së katit të katërt, ndërsa në vendngjarje ndodhen tre zjarrfikëse të cilët po bëjnë shuarjen e zjarrit.

Ende nuk dihen rrethanat, por dyshohet që zjarri mund të ketë ardhur si pasojë e oxhakut.

Zjarri është izoluar e po punohet për fikjen totale të tij.