Një qendër tregtare është përfshirë nga flakët në Marikaj të Vorës. Bëhet fjalë për një dyqan për shitjen e rrobave. Shkak i zjarrit dyshohet paraprakisht të jetë bërë një furnelë elektrike që përdoret për ngrohje.

Në vendngjarje kanë mbërritur disa zjarrfikëse, të cilat po vënë flakët nën kontroll. Flakët po përhapen me shpejtësi si pasojë e erës së fortë, por e ndikuar edhe nga materialet që gjenden brenda në godinë.