Mbi 10 orë kanë biseduar këtë të shtunë në Ohër kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe ndërmjetësuesit e BE-së.

Takimet kanë nisur në orën 10:30, për t’u mbyllur rreth orës 22:00.

Fillimisht, Kurti dhe Vuçiç, zhvilluan takime më vete me ndërmjetësuesit evropianë dhe më pas nisi takimi trepalësh, ku palët diskutuan për zbatimin e propozimit evropian për normalizimin e raporteve.