Kreu i PD-së Sali Berisha deklaroi sot se pavarësisht përjaashtimit për 10 ditë nga Kuvendi, ata nuk e lëshojnë Parlamentin dhe do të bëjnë betejë, pavarësisht çdo mase të marrë ndaj tyre.

“Ju jeni të vetëdijshëm se çfarë qëndrimesh mbahen ndaj nesh në parlament. Qytetarët tanë duhet ta dinë se çfarë intrigash të ulëta thuren ndaj deputetëve tanë në parlament. Siç na takonte dhe siç prisnin shqiptarët dhe miqtë tanë ne kërkuam debat, firmosëm si deputetë për të zhvilluar debat për këtë aferë që ka tronditur, ka ulur në pikën më të thellë marrëdhëniet midis dy vendeve. Çfarë u bë?

Refuzuan në mënyrën antiligjore. Lexuan ato që kishin dhe votuan në mënyrë kriminale staliniste, pa asnjë bazë ligjore propozimin e Alibashës për përjashtimin nga grupi parlamentar, të cilin ai e përdor si letër higjienike se aty nuk ekziston, pa mbledhje, pa asgjë, në një kohë kur rregullorja e grupit parlamentar nuk ka përjashtim, nuk ekziston përjashtimi.

Ne nuk e lëshojmë parlamentin, do bëjmë betejë në parlament dhe të bindim çdo shqiptar se aty jemi të gatshëm për çdo sakrificë për të mbrojtur votën e tyre. Nuk e lëshojmë ne parlamentin, le të marrin çdo masë, le të sillen si të duan. Ne aty do mbrojmë interesat e kombit shqiptar. Ndaj dhe ta harrojnë ata se përjashtuan 5, po ju jeni të tjerë sa 15 më shumë. Të përgatitet Rama se lojërat me Alibashën, se keqpërdorimi i Lindës nuk do ia zgjidhin dot problemet atij. Ai parlament ka parë të gjithë llojet e kryetarëve, por kurrë si ajo nuk ka ekzistuar aty”, tha Berisha.