Një rast i paprecedent ka ndodhur në Serinë B braziliane, aty ku ndeshja mes Sport Recife dhe ABC Natale ka sjellë skena dhune në tribunat e stadiumit “Ilha do Retiro”.

Dhuna në stadiumet e Brazilit është diçka e zakonshme, por këtë herë bëhet fjalë për një rast mjaft unik.

Stadiumi ishte i dënuar për shkak të trazirave që tifozët kishin bërë, por në një vendim të dytë u mendua që në stadium të ketë vetëm tifoze femra, fëmijë dhe persona me aftësi ndryshe.

Kjo për të pasur sado pak mbështetje në tribuna, me idenë se nuk do të ketë asgjë të keqe.

Megjithatë, dhuna është rikthyer dhe kanë qenë tifozet femra ato që janë zënë, duke dhuruar skena të jashtëzakonshme.

Videot janë bërë virale në rrjetet sociale ndërkohë që nuk mungojnë as komentet e shumta.