Në 14-vjetorin e ngjarjes tragjike të “21 Janarit”, ashtu si çdo vit janë përkujtuar katër protestuesit e opozitës së asaj kohe që mbetën të vrarë. 

Përfaqësues të mazhorancës dhe familjarë të viktimave ashtu edhe si çdo vit përkujtuan këtë ngjarje të dhimbshme duke vendosur kurora me lule ku ranë 4 viktima, tashmë të shpallur dëshmorë të atdheut.

14 vite më parë, Aleks Nika, Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj, humbën jetën kur u qëlluan për vdekje ndërsa ndodheshin bashkë me shumë protestues të tjerë para kryeministrisë.

Në ceremoni mungoi kryeministri Edi Rama, i cili ndodhet në forumin ekonomik të Davosit.

Përmes një postimi në shkurtër në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama ka përkujtuar protestën e dhunshme të 21 janarit 2011, gjatë së cilës u vranë 4 protestues dhe u plagosën disa të tjerë.