‘Nisja e karrierës dhe stabilitetit të jetës në Itali ka qënë shumë e vështirë.

Ka patur raste kur vinte fundi i muajit dhe nuk kishte një kokërr vezë në shtëpi për të ngrënë. Për disa kohë kam fjetur në zyrat e një fabrike çimentoje.  

Një ditë madje një fshatar aty më thotë: do të punosh e të mbijetosh? Ajo atje është kodra, këto janë kovat. Merri, mbushi me rrush dhe zbriti këtu sërish. Mbasi i zbrisja këto kova për një muaj rresht, më pas ishte puna që duhej t’i shtypja.

Meqënëse isha balerin, me këmbë të forta e me muskuj nga stërvitja, ata më thanë: Po mirë, hip këtu dhe jepi, shtyp rrush sepse na duhet që të dal mushti tani. Kishin edhe muzikën italiane në sfond dhe ndërkohë që ata hanin panine dhe unë i uritur shtypja kovat me rrush, ata më thonin: ‘Balla balla balerino… kërce, kërce, balerin! 

Ishte e frikshme për një person që kishte studiuar balet klasik e që kishte investuar vite të tëra në balet, të trajtohej ashtu. Më pas, gjërat ndryshuan’,- rrëfeu Ilir Shaqiri i prekur, aq sa iu mbushën sytë me lot./Xing.al/