Dy persona janë arrestuar nga policia e Tiranës, pasi akuzohen për ngacmime të vazhdueshme e përndjekje ndaj dy femrave.
Dje është arrestuar 38-vjeçari Igli Xhiku, banues në Tiranë i cili në mënyrë të vazhdueshme, nëpërmjet rrjeteve sociale, në rrugë dhe në vendin e punës, ka ngacmuar shtetasen B. B., 31 vjeçe.
Ka qenë vetë e reja që e ka denoncuar duke deklaruar se ka kaluar gjendje të rëndë ankthi dhe frike.
Po kështu është ndaluar edhe 21-vjeçari Erald H., i cili akuzohet se në mënyrë të përsëritur, ka përndjekur 17-vjeçaren me iniciale E. S., banuese në Tiranë.
Materialet në ngarkim të tyre i janë referuar organit të akuzës.





