Një aksident me dëme të shumta materiale ka ndodhur në aksin Lin-Pogradec pranë fshatit Udënisht. Dy mjete janë përplasur me njëra-tjetrën duke shkaktuar dëme të shumta materiale dhe të lënduar lehtë.

Si pasojë e aksidentit, personat që udhëtonin me mjetin “Ford” u dërguan në spital për kontroll por nuk kishin asnjë rrezik për jetën.

Sipas policisë, dyshimet e para janë për shkak të shpejtësisë së lartë dhe pranisë së lagështirës. Në zonë nuk janë parë shenja frenimi ç’ka ngre dyshimet e forta për policinë se mjeti tip ‘Audi”, lëvizte me shpejtësi të lartë dhe ka përplasur mjetin tip “Ford”.

Policia dhe grupi hetimor po hetojnë mbi aksidentin.