Dy automjete u përplasën me njëra-tjetrën pranë kryqëzimit të Blinishtit, në aksin Lezhë – Shkodër, ku sipas burimeve, e plagosur ka mbetur drejtuesja e njërës prej automjeteve, e cila u dërgua në Spitalin Rajonal të Lezhës për ndihmë mjekësore.

Policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të shkaqeve të këtij aksidenti.