Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën Fushë Krujë- Thumanë, në afërsi të fshatit Derven.

Raportohet se dy automjete një Mitsubishi me targa italiane, e cila drejtohej nga shtetasja M.L dhe një Opel, i cili drejtohej nga N.P janë përplasur dhe për pasojë 4 persona kanë mbetur të plagosur dhe ndodhen në gjendje të rëndë.

Paraprakisht dyshohet që shkak i aksidentit të jetë ndërprerja e rrugës në mënyrë të gabuar nga Opeli, por edhe shpejtësia e madhe me të cilën udhëtonte Mitsubishi.

Katër personat e plagosur janë dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë.

Ndërkohë policia në vendngjarje po kryen veprimet për të sqaruar shkaqet e aksidentit.