Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është shënuar në rrugën Rrogozhinë-Kavajë.

Viktima ka gjetur vdekjen pasi është përplasur nga një automjet.

Deri më tani nuk dihen rrethanat se si ka ndodhur ngjarja, ndërsa ende nuk bëhet i ditur as identiteti i viktimës.

Ndërkohë, policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet.