DURRËS, 10 nëntor 2014– Problemet nuk kanë fund për gazetarin Arian Çani, i cili edhe pse më herët i është hequr patenta për 6 muaj, po vuan të njëjtat pasoja. Shkak për këtë është bërë pasi ai ka përplasur automjetin e ambasadës dhe ngjarja është shënuar mbrëmjen e djeshme. Çani ka përplasur makinën e tij të tipit "BMW", me një automjet të një selie diplomatike, duke i shkaktuar dëme të mëdha materiale. Ai është larguar menjëherë nga vendngjarja, duke kundërshtuar kështu urdhrin për ndalim nga forcat e policisë rrugore. Raportohet se është dashur ndërhyrja nga një patrullë e policisë së Tiranës, për të shoqëruar Çanin në komisariat, aty ku kanë nisur menjëherë procedurat për heqjen e lejes së tij të drejtimit.
Përplasi automjetin e ambasadës, Arian Çanit i hiqet patenta
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Evazioni fiskal me miliona euro i “Bankers Petroleum”, dy ish-CEO-t kinezë të kompanisë në SPAK për zbatim të masës së sigurisë
Konflikti në Hormuz, çfarë po ndodh me çmimin e naftës?
Plagosi me thikë 35-vjeçarin, shpallet në kërkim i riu në Fier. Nën hetim e shoqja…
Evazioni fiskal me miliona euro i “Bankers Petroleum”, dy ish-CEO-t kinezë të kompanisë në SPAK për zbatim të masës së sigurisë





