Policia e Divjakës arrestoi në flagrancë shtetasin O. GJ., 30 vjeç banues në Kuçovë pasi ditën e djeshme në fshatin Dushk dyshohet se automjeti me të cilin udhëtonte ka aksidentuar kalimtaren N. Rr., 68 vjeçe, banuese në Kavajë e cila si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.