Zhvillohet gjyqi në Apel pas disa seancave të dështuara lidhur me dënimin me 18 vite burg të ish-policit Arjan Tase që përplasi për vdekje me skaf 7-vjeçaren Jonada Avdiaj.
Gjyshi i Jonadës nuk lejohet të flasë në gjyq. Ismet Avdia tha për News24 se Vendimi i shkallës parë Vlorë ka dhënë drejtësi dhe një rikonfirmim i këtij vendimi do të ishte dinjitoz në tragjedinë familjare.
Më datë 19 shkurt ora 9 e 30 pas rreth 5 dështimeve në seancat e Apelit u zhvillua seanca e plotë dhe e gjatë në kohë në Apelin e Tiranës.
Në seancë morën pjesë përveç dy avokatëve të të pandehurit edhe vetë autori, i cili ishte prezent në gjyq.
Me gjithë këmbënguljen e gjyshit të Jonadës që të mbante fjalën në emër të prindërve të Jonadës, trupa gjykuese nuk pranoi që Ismet Avdiaj të fliste, por fjalën e tij e lexoi avokati i familjes Avdiaj, Adriatik Lapaj para trupë gjykuese.
Sipas kërkesës së avokatëve të të pandehurit, u kërkuan të shfaqen pamjet filmike të hardiskut të sekuestruar nga kamera e hotelit në seancën tjetër e cila u la më dt. 27 shkurt 2025 ora 9 e 30. Po ashtu avokatët e të pandehurit kërkojnë ndryshimin e klasifikimit të veprës penale vrasje me dashje me qëllim që i pandehuri të dënohet sa më pak.