Derbi Londinez midis Chelsea dhe Tottenham i kaloi kufijtë e spektaklit, pasi ndeshja ofroi gjithçka për teleshikuesit. Super Gola, ritëm të jashtëzakonshëm loje, kartona të verdhë, të kuq dhe gjithashtu plot episode që do të mbahen mend gjatë në memorie.Ndërsa për të përmbyllur një ndeshje spektakolare e cila përfundoi në barazimin 2-2,  menduan trajnerët Tuchel dhe Conte, të cilët nxehën gjakrat përsëri në shtrëngimin e duarve midis tyre, pasi çdo gjë kishte nisur, kur Tottenham gjeti golin e barazimit. Megjithatë, midis dy trajnerve ka mbetur çdo gjë brenda kuadrit sportiv, dhe të dy e saktësuan në deklaratat pas ndeshjes, por për ta kthyer çdo gjë në qesharake ka menduar Antonio Conte.

Italiani në rrjetin social “Instagram ka thumbuar kolegun e tij për festimin e çmendur që ai bëri, kur James shënoi golin e dytë për “blutë e Londrës”.“Ishe me fat që s’të pash… kur bëre vrapimin, ndryshe do ta kishe merituar vërtetë”-dhe e mbyll me disa emoj duke qeshur.Premier League sapo ka nisur dhe java e dytë kulmoi me spektaklin që derbi Londinez solli për të gjithë, ndërsa përplasja e dy teknikëve, një Gjerman dhe Italian na rikthen dhe një herë në mendje spektaklin e përfaqësuesve të Gjermanisë dhe Italisë në përballjet midis tyre.