Mbledhja e Komisionit të Ligjeve është shoqëruar me detate të mëdha për reformën administrativo-territoriale. Ishin deputetët demokratë Saimir Korreshi dhe Gent Strazimiri që kërkuan që Komisioni të njihet me të gjitha qëndrimet e ardhura nga pushteti vendor dhe që shqyrtimi të mos përfundojë pa u administruar edhe nisma e opozitës.

Ndërsa kryetari i Komisionit, Ulsi Manja, tha se Kuvendi ka ndjekur të njëjtën procedurë edhe për projektligjin e depozituar nga opozita.

Pjesë nga debatet:

Saimir Korreshi: Ka Shqipëria pa fund probleme. Këto të bashkive kanë një problem, i janë drejtuar Kuvendit, jo Maznikut. I janë drejtuar Kuvendit të Republikës së Shqipërisë. Është binjakëzuar me Nikon? Ja sa ka ardhur ligji e keni patur furrën e nxehtë, më 31 gusht e çuat me vrap, direkt. Ai nuk ka pritur fare të vijë këtu, hyri dhe doli menjëherë. Po shkresat e mëparshme. Këta të reformës territoriale nuk dinë gjë, edhe ne të ligjit po në gjumë. Nuk kemi ardhur për të folur për peshqit. Në Lushnje që ngordhën. Kur i dërgojnë këto nisma Kuvendit, të paktën ti marrim ne. Gjithë kryetarët e bashkisë në rresht për një, se thotë zotëria me një apo 10 të tjerë. Po ato tonat apo të piqet pilafi. Datë 31 e sollën këta, e jona donte 2 javë, këtu e vutë në lëvizje pilafin, apo ishte me lëng. Kur ne na thoni për dy javë, e jona duhet të flejë, pas gjumit. Këtu nuk paska fjet gjumë. Në Bashkinë Divjakë thuhet 31.07 për projektligjin, këtu direkt tava në furrë. Ju e keni nisur [pilafin brenda ditës, 31 ligji, 31 pilafi. Jeni ju kuzhinier që gatuani më mirë këtë projektligjin. Pse nuk u bë brenda ditës edhe e jona për projektligjin tonë. Apo kishte punë të tjera Niko?

Ulsi Manja: Po më pyesni pse nuk e ka bërë për nismën tuaj. Nga Kuvendi i Shqipërisë, Sekretari i Përgjithshëm më ka bërë me dije se është nisur nisma juaj njësoj si e jona të gjitha Bashkive. Me të njëjtën procedurë, sic e keni kërkuyar ju. Keni depozituar një projektligj dhe i keni kërkuar Kuvendit me ua nis të gjitha bashkive.

Gent Strazimiri: Kushtetuta ta ka mbyllur gojën, të ka lidhur duar e këmbë me nenet. Ti duhet ta kishe mbyllur këtë mbledhje qe herës që të thashë unë. Të janë shprehur me shkrim këshillet bashkiake që nuk e duan. Ju dhe rreni. Duhet të dëgjojmë Maznikun.

Ulsi Manja: Mos e dëgjoni, e dëgjojmë ne.

Gent Strazimiri: Duhet të prisni dhe të vijnë dhe nismat tona, të bëhen bashkë. Ju thoni me datë 8 kjo ka mbaruar. Je në shkelje të kushtetutës dhe ligjit. Këto që po themi janë argumente që të mund të kuptosh se je në një kohë që nuk e drejton më ky yll shtetin, por ato dy librat që ke aty. Je aty të zbatosh ato libra që ke aty dhe jo si të duash ti. 15 bashki ishin që interesoheshin, tani janë bërë 16, edhe e Krujës.