Të paktën 20 protestues u shoqëruan në polici pasditen e së martës, 8 shtator, gjatë tensioneve dhe përplasjeve përpara Parlamentit, kur u mbajt seanca e parë plenare pas rikthimit të deputetëve nga pushimet.
Bëhet me dije se nga 20 të shoqëruarit, njëri është arrestuar. Mustafa Veizi u arrestua pasi qëlloi me vezë drejt makinës së deputetes së Partisë Socialiste, Ilva Gjuzi.
Kujtojmë që protesta e djeshme u shoqërua me tensione të vazhdueshme, shoqërime qytetarësh dhe përplasje me forcat e policisë.
Qytetarët kanë bërë me dije se do të vijojnë të protestojnë para parlamentit pasi i cilësojnë deputetët si të zgjedhur nga krimi dhe jo populli.





