Një shpërthim i fuqishëm raportohet të ketë ndodhur këtë mëngjes në një pikë karburanti në zonën e Brrylit në Tiranë.

Punonjësit e biznesit kanë mbetur të lënduar dhe po marrin ndihmën e parë pas mbërritjes së autoambulancës.

Nga shpërthimi është shkatërruar struktura e karburantit dhe godina njëkatëshe ku qëndronin punonjësit.

Njëri prej tyre mbeti i bllokuar brenda për pak minuta, por ndërhyrja e banorëve të zonës bëri që t’i shpëtonte flakëve që kanë përfshirë biznesin.

Policia, ambulanca dhe zjarrfikësit janë në vendngjarje për të neutralizuar çdo rrezik të mëtejshëm, teksa qarkullimi në zonë është bllokuar.